PD koalicion me 20 parti, Nard Ndoka: Nuk do të ketë shmangie nga primaret

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka thotë se koalicioni opozitar ka rënë dakord që të dalë në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët dhe po diskutohet mënyra e përzgjedhjes së këtij kandidati.Po ashtu ai nënvizon edhe se nuk do të ketë shmangie nga primaret.

“Koalicioni opozitar po kristalizohet, janë rreth 20 parti opozitare që kanë vullnet për të qenë pjesë e koalicionit. Ndaj zotit Sali Berisha ka besim maksimal si lider i opozitës.

Primaret janë të domosdoshme, që të gjejmë mënyrën që kandidatët të kenë mbështetjen maksimale nga faktori politik opozitar.

Të gjithë jemi dakord që të mbështesim një kandidat, ndërsa mënyra e përzgjedhjes është duke u diskutuar. Por, e sigurt është që nuk do të ketë shmangie nga primaret”, tha Ndoka.

SHKARKO APP