PD-LSI e quajnë 25 prillin masakër, KQZ vendos të hap rastësisht veç 519 kuti
Në një kohë që PD-LSI e quajnë 25 prillin si masakër zgjedhore, në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për hapjen rastësore të 519 kutive të votimit nga zgjedhjet e 25 prillit, me qëllim verifikimin e saktësinë nga ana e administratës zgjedhore.
Komisionneri Ilirjan Celibashi shpjegoi procesin e përzgjedhjes së kutive. ”Një përzgjedhje rastësore që do behet nëpërmjet një programi kompjuterik. Për çdo zonë të administrimit zgjedhor do të jenë 10% e qendrave të votimit që do t’i nënshtrohen këtij procesi”.
Përjashtim nga rasti bën njësia numër 10 në kryeqytet ku u pilotua për herë të parë votimi dhe numërimi elektronik pasi të 32 qendrat e votimit të kësaj njësie do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit. Procesi do të nisë të premten në orën 12:00.