PD me faqe të re në internet, e ”vjetra” ende me lajme për Bashën

Përçarja e PD-së, është edhe në rrjete sociale. Teksa faqja e vjetër pd.al mbeti në dorë të grupit të Alibeaj, Partia Demokratike ka zgjedhur të hapë një faqe të re me adresë pdsh.al.

Në faqen e vjetër janë ende të pasqyruara aktivitetet e Bashës. Ndërkohë që faqja e re hapet me primaret që po mban PD për zgjedhjet lokale të 24 majit. Po ashtu edhe PD-ja në Facebook me 329 mijë ndjekës, pasqyron veç materiale të grupit Basha-Alibeaj.

Por sot nga Kuvendi, Berisha e vërtetoi se me një telefon bëhet lajm kudo, pasi kur seanca plenare u ndërpre për disa minuta, ai foli LIVE në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?