PD në dilemë për zgjedhjet lokale të 14 majit

Shpresat e Sali Berishës që të marrë në Apel çelësat e partisë duket se janë zbehur. Sinjalet jo të mira erdhën edhe nga Shkalla e Parë e Gjyqësorit, që i preu shpresat mbështetësve të Sali Berishës për ç’regjistrimin Lulzim Bashës, i cili mesa duket është penduar për dorëheqjen publike dhe shpreson një rikthim.

Asi nën mëngë është Ilir Meta që ka intensifikuar takimet në zyrën e kryedemokratit. Në mungesë të një vule dhe firme legjitime, Partia e Lirisë shihet si korsia e emergjencës për të futur në garë kandidatët e Berishës, të cilët janë në pritje të sqarimit të konfliktit të pronësisë së Partisë Demokratike.

Nëse Meta është aleat besnik për Berishën, partitë e tjera duket se do të qëndrojnë larg këtij konflikti. Shpëtim Idrizi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu kanë dërguar kërkesa për regjistrimin e partive të tyre pa pritur fatin e Berishës në Apel.

SHKARKO APP