PD në shkollat e mbyllura: Ku po e çon arsimin kjo qeveri?
Deputetët e PD-së janë shpërndarë nëpër zonat e tyre në këtë ditë të parë të vitit shkollor, ku kanë denoncuar mbylljen e shkollave.
Deputetja Dhurata Çupi, nga Klosi në Matit, tha se: “Në ditën e parë të shkollës 35 nxënës të shkollës së Patinit që ditën e parë të shkollës nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë këto klasa. Është shkollë dhe fillore dhe nëntëvjeçare. Në qarkun Dibër mbyllen rreth 30 shkolla, ku po shkojmë?”.
Ndërsa nga Elbasani, deputetët Luçiano Boçi dhe Endri Hasa, denoncuan mbylljen e shkollës së mesme në Bradashesh, qarku Elbasan. Sipas Boçit ajo i është dhënë me qira klientelës së qeverisë.
“Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është drmatike, kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan”.
(Lista e shkollave të mbyllura në Elbasan)

KOHA JONË SONDAZH

