PD: Në takimin e Ramës në Lushnjë nuk u lejuan qytetarët e pakontrolluar (Video)

Partia Demokratike flet për një tjetër inskenim të takimeve të kryeministrit Edi Rama me qytetarët gjatë turit të llogaridhënies publike.

PD thotë se në Lushnjë qytetarët e dyshimtë, që nuk ishin kontrolluar më parë nga të besuarit e Ramës nuk janë lejuar të merrnin pjesë në takimin e llogaridhënies.

PD ka nxjerrë edhe një video, ku sipas saj një qytetar kërkon të marrë pjesë me dëshirën për t’i bërë një pyetje kryeministrit, por policia e ndalon t’i afrohet zonës ku Rama po kryente takimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu sipas PD, aty kanë protestuar edhe qytetarë të tjerë, kundër bashkëqeverisjes me krimin. /BW

Swiss Digital Mobile Reklama
PD denoncon: Në takim e Ramës në Lushnjë nuk u lejuan qytetarët e pakontrolluar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?