PD në zgjedhje me dhunë, deputeti i PS: Kërkesa për qeveri teknike s’ka sens
Aktualitet E Mërkurë, 9 Tetor 2024 21:16
Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca thotë se nuk ka asnjë sens që të përmbushet kërkesa e Partisë Demokratike për qeveri teknike. Ai shtoi se fillimisht duhet krijuar një opozitë teknike dhe nuk ka asnjë logjikë, që të krijohet qeveria teknike pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 2025. ”Ne duhet të krijojmë një opozitë teknike. Ka zero sens për qeveri teknike. Sensi krijon dhe shanset”, tha ai.