PD: Nga viti 2014-2020 janë larguar nga Shqipëria 894 mjekë

Eksperti i PD-së për Shëndetësinë, Gazmend Koduzi deklaroi sot se sipas tij, për 8 vite me radhë kryeministri Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim dhe në vend të shëndetësisë falas, taksoi më shumë shqiptarët dhe paratë e tyre i çoi tek miqtë e tij me koncensione dhe PP. Përmes një deklaratë për shtyp, Koduzi thotë se PD-ja ka një plan për të shpëtuar shëndetësinë nga Edi Rama. Sipas tij programi e kthen shëndetësinë në shërbim të qytetarëve dhe i kthen dinjitetin mjekëve e infermierë duke frenuar emigrimin masiv të tyre.

Deklaratë e plotë

Edi Rama është njeriu i fundit që duhet të flasë për shëndetësinë në Shqipëri. Për 8 vite me rradhë ai nuk mbajti asnjë premtim dhe në vend të shëndetësisë falas, taksoi më shumë shqiptarët dhe paratë e tyre i çoi tek miqtë e tij me koncensione dhe PP. Po ju rendis me faktet pse Edi Rama ka dështuar:

Shëndetësia falas ka dështuar. Rama nuk ka patur asnjë plan për përballimin e epidemisë. Rroga e mjekëve është me e ulta ne rajon. Nga viti 2014-2020 janë larguar nga Shqipëria 894 mjekë.

Nga data 20 Nëntor 2020 kur ka filluar rimbursimi për covidin kanë marrë vetëm 3420 receta nga 52450 persona të infektuar me vlerë 12.5 milion Lek, pra vetëm 7% e personave të infektuar Sipas doganave, Ministria Shëndetësisë ka blerë vetëm 35 respiratorë, dhe tenderi I bërë në Mars 2020 për 52 respiratorë dështoi.

Partia Demokratike ka një plan për të shpëtuar shëndetësinë nga Edi Rama. Një program që e kthen shëndetësinë në shërbim të qytetarëve i kthen dinjitetin mjekëve e infermierë duke frenuar kështu emigrimin masiv të tyre. Ne do ta rrisim rrogën e mjekëve në 1200 euro në muaj dhe të infermiereve në 700 euro.

Do të fenojmë largimin e mjekëve jo vetëm duke rritur rrogat, por edhe duke i paguar për specializimet me 950 euro në muaj dhe heqjen e pagesës vjetore e barabartë me 4000 euro për 4 vjet.

Ne do të rimbursojmë pacientët bazuar në diagnozë, duke rimbursuar edhe mjekimin në shtëpi për covid-19. Ne do t’i japim spitaleve autonominë dhe vetadministrimin, cfarë do të rrisë investimet dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor ndaj pacientit.

SHKARKO APP