PD nis fushatën e anëtarësimeve të reja: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore janë shumë pranë
Tre ditë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ku kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi nisjen e riorganizimit të strukturave të PD-së në rrethe në kuadër të fushatës zgjedhore, që u parapri nga marrëveshja politike për reformën zgjedhore, PD ka nisur një fushatë anëtarësimesh të reja.
Demokratët pojanë të bindur se zgjedhjet e ardhshme do të jenë jo vetëm parlamentare por edhe vendore. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga drejtuesit e FRPD-së në Tropojë, të cilët teksa njoftojnë të rinjtë që t’i bashkohen këtij grupimi rinor politik, theksojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore janë të pashmangshme dhe janë shumë pranë
Njoftimi i FRPD Tropojë
Të dashur te rinjt e te reja te Tropojes duke u nisur nga situata e keqe qe Po kalon vendi yne nga keqqeverisja e Edi Rames ne keto 7 vite per rrjedhoje edhe vendlindja jone Tropoja ka qene nje nga zonat me pak te mbeshtetura nga Edi Rama . Rinia e Tropojes ne keto 7 vite ka vuajtur nga emigrimi masiv qe ka ardh nga papunesia e madhe e te rinjeve ne Tropoje ku Edi Rama nuk ka hap asnje vend pune ,mungesa e mbeshtetjes ne arsim,shendetsi,nga mungesa e nje prespektive per te ardhmen pasi Edi Rama eshte njeriu qe vret shpresen. Sot me shume se kurre ne të rinjet e të rejat e Tropojes duhet të bashkohemi fuqishem dhe nen drejtimin e Kryeministerit të shpreses per nje Shqiperi si gjithe Evropa Lulzim Basha dhe Partise Demokratike si priresja e ndryshimeve me te medha Demokratike ne vendin tone, të ndezim motoret e shpreses dhe bashkimit me te madh rinor ne Tropoje. FRPD Tropoje merr persiper të jete motori dhe zeri i energjise rinore ne Tropoje ndaj ftojme cdo të ri dhe të re të Tropojes qe deshiron qe ti degjohe zeri i tij/saje ,qe deshiron te ndetojme se bashku te ardhmen tone ne Tropoje,qe se bashku të bejme Tropojen me të bukur për të jetuar dhe punuar të rinjet e Tropojes,qe se bashku të jemi modeli I shpreses dhe bashkimit.
FRPD Tropoje ka vendosur qe të hap procesin e antaresimeve per cdo të ri apo te re te Tropojes qe deshiron te jete pjese e Grupimit me te madh rinor ne Tropoje , “FRPD Tropoje”. Ftojme të gjithe të rinjet qe duan të regjistrohen te na kontaktojne ne adresat tona zyrtare ne Facebook dhe Instagram si dhe ne adresat e drejtuesve te FRPD Tropoje per procedurat e antaresimeve dhe plotesimit të të dhenave për antaresim.
Zgjedhjet e parakoheshme parlamentare dhe vendore jane te pashmangshme dhe jane shume prane ndaj ne duhet dhe jemi gati per keto zgjedhje për të vazhduar projektin e lene pergjysme vitin qe kaloi ne Bashkine Tropoje qe aktualisht gjendet e uzurpuar nga rilindesit e emruar ne krye të Bashkise,per te rikthyer shpresen per nje qeverisje me të mire ku do sundoje ligji dhe mirqenia e qytetareve,hapja e vendeve te reja te punes ,prespektiva per nje jete me të mire ne Tropoje. Modeli I Partise Demokratike dhe Lulzim Bashes po vjen ndaj ju ftojme të beheni pjese e ndryshimit.
Behu pjese e ndryshimit,Behu pjese e FRPD Tropoje,antaresohu ne grupin rinor me të madh ne Tropoje dhe ne gjithe vendin ,behu pjese e se ardhmes. Me respekt FRPD Tropoje ✌️!