PD nis protestat më 8 dhjetor, Basha: Koha qeverisë mbaroi

 

Partia Demokratike do të nis protestat më datën 8 dhjetor. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi sot qytetarët që ti bashkohen opozitës në marshimin protestë që do të zhvillohet në këtë datë. Në takimin me banorët, Basha akuzoi qeverinë se për shkak të keqmenaxhimit dhe korrupsionit ka rënduar jetën e qytetarëve.

 “Qeveria e korruptuar solli varfëri e papunësi. Luksi i qeveritarëve rritet nga udhëtimet në Kinë e Arabi. Këto nuk janë reforma, janë hajdutëri nga qeveria. Ka ardhur koha për një artikull të ri, pasi koha e kësaj qeverie ka mbaruar”, tha Basha.

Kreu i PD u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshimit të opozitës më 8 dhjetor në Tiranë.

8 Dhjetori është Dita e Rinisë dhe simboli i nisjes së protestave antikomuniste në Shqipëri gjatë vitit 1990. Duket se jo rastësisht, PD-ja ka zgjedhur këtë datë simbolike për të protestuar kundër mazhorancës aktuale. 

SHKARKO APP