PD nis stinën e mitingjeve, protesta çdo javë

 

Partia Demokratike pritet të vijojë protestat. Burime nga selia blu bën të ditur se kjo forcë politike do të organizojë çdo javë tubime në qendër të kryeqytetit dhe para Parlamentit.

Mitingu i para pas atij që u zhvillua më datën 8 dhjetor do të jetë në datë 17 dhjetor, ora 10:00. Mësohet se mitingu do të zhvillohet para parlamentit.

Ndërsa të hënën e javës së tretë të Dhjetorit, pra më datë 21 dhjetor do të ketë një tjetër protestë që do të organizohet nga PD.

Sot në orë 18:00 pritet të zhvillohet dhe mbledhja e Kryesisë së PD-së nën drejtimin e Kryetarit Basha, e cila do të diskutojë me detaje aksionin opozitar. Kërkesat e PD-së janë për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

Nuk dihet sesi do të jetë udhëzimi për protestat e radhës, pasi në protestën e 8 dhjetorit pati akte dhunë dhe sulme ndaj institucioneve. 

SHKARKO APP