PD nis takimet me kryesitë e degëve në qytete, çfarë tha Gazment Bardhi për protestat e opozitës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi së bashku me ish-deputeten Albana Vokshi ishte i pranishëm në qytetin e Beratit, ku kanë zhvilluar një takim me kryesinë e degës së PD-së në këtë qytet.
Gjatë fjalës së tij nga Berati Bardhi u shpreh se e gjeti strukturën të mobilizuar për betejat që epresin opozitën në ditët në vijim.
I pyetur nëse do të bëjë thirrje për protesta, Bardhi u shpreh se qytetarët kanë gjetur format e tyre për të protestuarndaj kësaj qeverie sipas mënyrës së tyre.
“Berati dhe i gjithë qarku Beratit edhe për shkak të keqeverisjes në këto 7 vite ka krijuar një potencial të madh për të sjellë ndryshimin në vend ndëpërmjet besimit ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.
Ne kemi zhvilluar dhe do të zhvillojmë protesta sa herë gjykojmë që është momenti për protesta. Mirëpo në këto moment besoj se çdo shqiptar e ka të qartë që keqqeveriset, vidhet nga banda në pushtet dhe me format apo mënyrat e tij ka gjetur mjetet e duhura për të protestuar. Çdo qytetarë sot është në protestë, kundërshton këtë qeveri dhe apsolutisht është e mundur se qytetarët kanë krijuar mundësinë e madhe për ndryshim.”– u shpreh Bardhi.