PD: Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës
Partia Demokratike ka reaguar sot për lajmet që flasin për një takim mes kryetarit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë vizitës së komisionerit të BE në aeroportin e “Rinasit”.
“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre”,- thuhet në njoftimin zyrtar të Partisë Demokratike.
Për shkak të axhendës së ngjeshur të Komisionerit të BE, Oliver Varhelyi dhe pandemisë, vizita e tij në Shqipëri u zhvillua vetëm në “Rinas”. Varhelyi doli në konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe më pas ka zhvilluar një takim të veçantë me Lulzim Bashën në sallën VIP te Aeroportit.