PD nxjerr dëshminë e infermieres: Policët nuk janë dhunuar
Dëshmia e një infermiereje në spitalin e Dibrës ka treguar gjithçka rreth asaj që ka ndodhur me pacientët që janë paraqitur për ndihmë ditën e djeshme.
Ajo deklaron se në spital janë paraqitur gjithsej nëntë raste, ndërsa shton se nuk ka pasur asnjë të lënduar, por shqetësimet sipas saj kanë ardhur për shkak të gazit lotsjellës.
Kjo video është shpërndarë nga Partia Demokratike, e cila thekson se dëshmia e infermieres hedh poshtë propagandën e qeverisë Rama se policët janë dhunuar nga qytetarët e Dibrës.
Intervista e infermieres:
Pyetje: Sa raste janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë?
Infermierja: Në spitalin e Peshkopisë janë paraqitur 9 raste, 7 janë policë, 1 është kameraman dhe një tjetër ka qenë protestues. Të gjitha këto raste kanë qenë intoksikacione nga gazi lotsjellës. Erdhën në spital dhe u është dhënë ndihma e nevojshme dhe janë jashtë rrezikut që të gjithë.
Pyetje: A ka pasur një deklaratë të policisë ku flitet për të plagosur?
Infermierja: Në fakt nga këta që kanë ardhur nuk ka qenë asnjë i plagosur, thjesht intoksikacione nga gazi lotsjellës.

KOHA JONË SONDAZH

