PD padit në SPAK deputetin e PS Alqi Bllakon, Gështenja: U vodhën 430 milionë euro

Pas mbylljes së Komisonit Hetimor për Incerenatorët, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK padi ndaj deputetit të PS, Alqi Bllako. Nga selia blu, deputeti Lefter Gështenja tha se Bllako në kohën që ka mbajtur detyrën si sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit është i përfshirë në procedurat e ndjekura për inceneratorët, për të cilët PD pretendon se janë vjedhur 430 milionë euro. Po ashtu PD ka paditur kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe kryetaren në detyrë të Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.

“Ka qenë në dijeni të kompanisë që fitoi tenderin dhe komisionin. Ai ishte në dijeni të kompanisë që merrte kontrata nga kompania energjetike. Ishte aksioner në inceneratorin e Fierit.

Te inceneratori i Tiranës ka qenë i pranishëm në letërkëmbimin me ish-ministrin e Financave, si dhe i ka dërguar letër kryetarit të bashkisë, zotit Veliaj në fund të Shkurtit si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Bllako ka marrë përsipër një risk për buxhetin e shtetit pasi ka pranuar që dy kompani pa kapital dhe pa të ardhura të majftueshme të fitojnë një koncesion si ai i Elbasanit dhe i Fierit, ndërkohë që më vonë ka detyruar buxhetin e shtetit të çelë pagesa, ndonëse kompanitë kishin premtuar që këto koncesione t’i realizonin me të ardhurat e tyre”.

SHKARKO APP