PD padit në SPAK zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

Partia Demokratike ka bërë me dije sot se ka dorëzuar në SPAK padinë e re për zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ne lidhje me skandalin e tre inceneratorëve.

Në një konferencë për mediat, deputetja e PD, Dhurata Çupi, deklaroi: 

Sot jemi këtu për të pasuruar dosjen hetimore për SPAK sa i takon ministrit Arben Ahmetaj dhe ministrit Damian Gjiknuri. Është e njohur nga qytetarët dhe për dëshhmitë e tyre në komsionin hetimor për faktet e përgjegjësitë që ata kanë pasur në këto procedura koncensëionare. me tre koncensionet të Tiranës Elbasanit dhe Fierit.

Ahmetaj ka qenë ministër Ekonomie dhe më pas minisër i Financave gjatë periudhës së procedurave të lidhjes së kontratave, me dhënie mendimi për këto procedura dhe më pas me dhënien nga buxheti i shtetit si ministër i Financave të miliona eurove këtyre koncensionarëve.

SHKARKO APP