PD paralajmëron Policinë: Kontrollet, vetëm për të vonuar protestuesit!
Deputeti demokrat Luan Baçi i ka bërë një paralajmërim, Policisë së Shtetit, nga qyteti i Fierit, që të mos bëjë gabimin e pafalshëm për të vonuar protestuesit nga rrethet që që të mbërrijnë në Tiranë në orën 10:30 duke i bllokuar dhe kontrolloruar mjetet me të cilat ata po udhëtojnë.
Baçi tha se dilte garant që në radhët e protestuesve nga Fieri kishte vetëm njerëz të qytetëruar dhe personat me precedentë penalë mund të ishin vetëm në radhët e Policisë.
“Siç e shihni, Fieri është këtu, tek sheshi qëndror i qytetit, – tha Baçi për mediat, – po nisen dhe po vërshojnë drejt Tiranës. Nuk janë vetëm këtu, janë tek rrethrrotullimi i Sharrës, janë tek QTU-ja, janë në të gjitha zonat rurale, janë në Cakran, në Dërmenas, në Libofshë, në Mbrostar, gjithandej…
KOHA JONË SONDAZH

