PD ”peng” në KQZ, Kalemaj: Opozita ka miopi politike, nuk kanë një plan B

Firma e Lulzim Bashës mban ”peng” PD në KQZ për zgjedhjet e 14 Majit, ku dhe nga ana tjetër krahu i Sali Berishës nuk pranohet si parti. Analisti Ilir Kalemaj, vlerëson se që në krye të herës, Lulzim Basha ka treguar se duke mos pasur asnjë plan B, kaloj në apati dhe lejoj Berishën të kalonte në kundërsulm.

”Opozita ka miopi politike dhe nuk kanë strategji politike. Basha ka treguar miopi të jashtëzakonshme politike nuk ka pas një plan as kur shpalli non-gratën, as kur kontrollonte 95% të Këshillit Kombëtar, të Kuvendit dhe i kishte defuksionalizuar, dhe ai çfarë bëri, kaloi në apati totale dhe lejoj që Berisha të kalonte në kundërsulm, të merrte partinë realisht.

Basha i kishte të gjitha mundësitë në dorë, kishte të gjitha strukturat në dorë, kishte gjithë mbështetjen ndërkombëtare në dorë, dhe atë guxim politike që ai tregoj, por për mua më shumë ishte i vënë me shpatulla pas murit, o do të dorëzonte kokën e vet në hapsane, o të Berishës, zgjodhi të dorëzonte atë të atij të tij politik”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP