PD përkujton 34-vjetorin e themelimit, Salianji mesazh nga qelia
Partia Demokratike kujtoi 11 dhjetorin e 1990 kur 34 vite më parë u krijua forca e parë opozitare. Në ceremoni u nda edhe një mesazh nga ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg. ”Jeni ju demokratët e palodhur që i jepni shpirt kësaj partie. Do doja të isha sot aty me ju. Fatkeqësisht Shqipëria sot është larg asaj që mendohej kur PD u krijua, e nesërmja për ne demokratët është sërish betejë, sepse shqiptarët çdo ditë e me shumë marrin rrugët për shkak të keqqeverisjes. Zgjedhjet po vijnë, do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirë mbi të keqen, asgjë nuk i ndal demokratët”, tha Salianji.