PD pret Ramën me protesta në Fier, tension me simpatizantët, plagoset një efektiv

Kryeministri Edi Rama vijon takimet në qytetin e Fierit në kuadër të turit ‘Bashkia që Duam’, ndërsa një grup simpatizantësh të PD-së dhe LSI-së, ashtu si dje edhe sot vijojnë që të protestojnë disa metra larg vendit ku do të mbahet takimi i kryeministrit me banorët e Fierit.

Me pankarta në duar dhe thirrje ‘Rama ik’ në një moment situata mes protestuesve dhe policisë është tensionuar, ndërsa kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi akuzoi efektivët për provokim. “Protesta jonë është paqësore, ne nuk provokojmë, po protestojmë kundër qeverisë dhe kryeministrit. Ne nuk jemi provokatorë si ju” tha ndër të tjera Baçi.

Ndërkohë një nga efektivët e policisë është plagosur gjatë tensioneve me protestuesit e Partisë Demokratike paraditen e sotme në qytetin e Fierit. Polici është qëlluar në kokë me sende të forta, ndërsa është dërguar në spital për mjekim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?