PD prezanton kandidatin për 6 marsin, Sefa: Lushnja e keqpërdorur këto 15 vite nga PS

Partia Demokratike prezantoi këtë të premte kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale për kryetar të bashkisë së Lushnjes, Indrit Sefa. Ai tha se së bashku demokratët do të sjellin fitoren për lushnjarët dhe Lushnjën e keqpërdorur këto 15 vite nga PS.

”15 vite në drejtim të partisë socialiste, kjo bashki është keqpërdorur, njerëzit janë keqpërdorur, njerëzit nuk kanë marrë shërbim, dhe jo se ata nuk kanë njerëz të mirë, por është vetë ideali i tyre për ti trajtuar njerëzit në atë mënyrë dhe në këtë formë.

Sa herë e ka patur partia demokratike këtë bashki, sa herë iu ka shërbyer partia demokratike njerëzve, kanë qenë një mundësi e artë për tu ardhur në ndihmë dhe për tu shërbyer. Unë iu garantoj diçka.

Unë e di që ju të gjithë e shikoni si sfidë të vështirë, por premtimi, kjo do të jetë më e ëmbla fitore që ka pasur kjo bashki dhe të gjithë bashkë, në datë 7 do festojmë te gjithë bashke, me demokratët e bashkisë së Lushnjes, gjatë turit të falenderimit që do bëj me ta, për mirënjohjen që kemi për çdo demokrat, sepse në fund të ditës kjo nuk është vetëm e demokratëve”.

 

 

SHKARKO APP