PD propozon Reformën Zgjedhore, Basha: Lista të hapura dhe vetting në politikë

Lulzim Basha ka prezantuar sot Reformën Zgjedhore. Basha përmendi dy prej tezave të tij më të hershme ajo e listave të hapura dhe Vetting-ut në Politikë. Ai ja shtriu dorën çdo force politike për të sjellë atë që e quan demokraci e standardit evropian.

“Në emër të vullnetit të përbashkët politikë, shtrijmë dorën ndaj çdo favori politik dhe të bashkohen në një reformë zgjedhore që jep një demokraci të standardit evropian.

Lista të hapura për ne do të thotë largimi i konceptit të herësit nga Kodi Zgjedhor, të vendosin vetë qytetarët se cilin kandidat dëshirojnë të përfaqësohen në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vettingu politikanëve. Faktori kryesor malinj që rrezikon sot Shqipërinë është korrupsioni dhe krimi i organizuar, influenca e të cilëve shtrihet dukshëm kudo”,-tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?