PD: Protestuesit janë dhunuar

 

Partia Demokratike kërkojnë lirimin e protestuesve të arrestuar nga policia. Një grup deputetësh demokratë u mblodhën mbrëmjen e sotme tek komisaritai numër 1, ku gjenden dhe protestuesit e ndaluar dhe  zhvilluan një takim dhe me shefin e komisariatit.

Në komisariat ishin deputetët Gent Strazimiri, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Aldo Bumçi, Arben Ristani, Florion Mima, Kastriot Islami, Arben Imami, Gert Bogdani.

Në mbyllje të takimit, Ristani tha se nuk kanë pasur takim me protestuesit, por dencoi dhunën e policisë ndaj tyre.

Ristani:“Kam takuar avokatin e një të arrestuari.Jemi takuar me prindërit e tyre, por nuk i kam takuar të arrestuarit.Protestuesit u shoqëruan në 01:00 të natës.Tani është njoftuar prokuroria ka patur dhunë ndaj të shoqeruarve. Shoqërimi dhe dhuna të papranueshme. Dhuna do ndeshet me reagimin tonë të fortë. 6 persona janë të shoqëruar deri tani nuk po zbatohet ligji dhe proçedurat. Jemi për proçes të rregullt,të drejtë ligjor. Jemi për zbatimin e shtetit ligjor”.

 

SHKARKO APP