PD: Provat e implikojnë Metën

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kreut të LSI-së, Ilir Metës në lidhje me cështjen e CEZ. Në një deklaratë për mediat Oriela Nebiaj nënvizoi se ka prova dhe dëshmi që implikojnë kryeparlamentarin Meta në afera korruptive si ndërmjetës mes kompanive CEZ dhe DIA.

“ Ilir Meta po prodhon çdo ditë reagime të dëshpëruara që vërtetojnë pozitën e tij të vështirë, nën akuzë për marrje ryshfeti. Provat dhe dëshmitë për skemën e madhe të korrupsionit dhe mashtrimit ku është direkt i përfshirë Ilir Meta, janë bërë publike.” U shpreh Oriela Nebiaj.

Zëdhënësja e partisë demokratike Oriela Nebiaj vazhdoi akuzat duke theksuar se: “Ilir Meta iu imponua kompanisë CEZ, për të kontraktuar mikun e tij Kastriot Ismailaj, edhe kur ishte Ministër i Jashtëm duke bërë negociata private pa pasur asnjë tagër zyrtar, por dhe më pas kur ishte Ministër Ekonomie. Ai loboi fort që Kastriot Ismailaj të merrte miliona euro nga CEZ, dhe natyrisht Ilir Meta kishte pjesën e tij në këto shuma marramendëse”.

SHKARKO APP