PD-PS nuk gjejnë konsensus, shtyhet për nesër dëshmia e Ilir Beqajt
Aktualitet E Martë, 12 Nëntor 2024 19:51
Si çdo herë, edhe sot PD dhe PS nuk arritën konsensusin në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj. Me kërkesë të nënkryetarit socialist, Plarent Ndreca mbledhja u shty për nesër në orën 10:30. Opozita nuk ishte dakord që Beqaj të prezantonte me power point, ndërsa akuzoi PS se ishte një skenar për të penguar dëshminë e tij.