PD-PS votuan bashkë heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, Bylykbashi: Dokumenti ka vlerë për palën shqiptare

Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD, tregon më shumë për bashkimin e votave me Partinë Socialiste për të miratuar projektdeklaratën e Idrizit.

“Dakordësia që u vendos mes grupeve politike ishte kjo që të votohej kjo deklaratë, shprehje e një vullneti që mbetej një anakronizëm, historia e ligjit të luftës, që ndikojnë në të drejtat, gjithashtu edhe të popullsisë çame në Greqi.

Ligji i luftës nga Greqia është përdorur dhe është mbajtur në mënyrë të qëllimshme në situata të paqarta.

Dokumenti ka vlerë për palën shqiptare, ndërsa palës greke i kërkohet në kuadrin e marrëdhënieve miqësore ta eliminojë këtë handikap politik. Parlamenti shqiptar bën këtë pjesë, por heqin e ligjit të luftës e ka ai grek”, u shpreh Bylykbashi.

SHKARKO APP