PD-PS:Ministri grek Nikos të vijë, por me mend në kokë!

 

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në fund të korrikut në Tiranë është diskutuar sot në mbledhjen e komisionit të jashtëm. Te dyja palet PD dhe PS kane thene se eshte nje vizite e mireardhur, por ministri te jete me kembe ne toke. Aq me teper qe Greqia nuk eshte nje vend qe mund te diktoje kushte , kure dhe per veten nuk ka euro per pensionistet.

Si deputetja socialiste Arta Dade ashtu dhe deputeti demokrat Aldo Bumçi u shprehën se e mirëpresin këtë vizitë e cila sipas tyre është ’konfirmim se pala greke ka vullnet për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes Greqisë e Shqipërisë.

Arta Dade: “Mirëpresim vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Greqia është avokate për Shqipërinë në NATO dhe rrugën drejt BE. Çështjet e mbetura pezull do të zgjidhen përmes negociatave”. Aldo Bumçi: Mirëpresim vizitën e ministrit të jashtëm grek në Tiranë. Duket se ka një vullnet për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull”

Bumçi gjithashtu ka kërkuar më shumë informacion nga ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me cështjen e PDIU-së “Do ishte e papranueshme që Greqia të kërkojë daljen e PDIU nga qeverisja” mësohet të ketë thënë Bumçi.

Gjatë këtyre takimeve, sikurse citon e përditshmja greke “Kathimerini”, do të shqyrtohen problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe. Pala grekë do të ulet në tryezën e bisedimeve me 7 propozime konkrete:

1.Korrigjimi teknik i skicimit të hartës për marrëveshjen e detit të nënshkruar në vitin 2009 nga qeveria Berisha, pasi qeveria greke nuk ka pranuar rinegocim për këtë çështje, por do të marrë në konsideratë korrigjimet e mundshme teknike.

2.Do të diskutohet për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987.

3.Do të diskutohet për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

4.Do propozohet ndërtimi i 3 varrezave për të rënët në Shqipëri.

5. Me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, Kotzias do të diskutojë edhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Greqisë.

SHKARKO APP