PD publikon deklaratat e Ramës për maskat: Po bëhemi “Kurban” të marrëzisë së kryeministrit

Partia Demokratike ka reaguar për urdhrin e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e maskave. Në një video të publikuar në faqen e PD në Facebook, jepen deklaratat kontradiktore të kreut të qeverisë për maskat.
“Jemi me fat që “Murtajën” e ka shkruar Albert Kamy. Jemi pa fat që po bëhemi “Kurbani” i marrëzisë së këtij skizofreni. Por, ky kapitull ndjellakeq i gogolit të Facebook po merr fund. Tani askush nuk i beson dot më luftës imagjinare që një herë e sfidon me maska e një herë me demagogji rrjetesh sociale”,- thuhet në reagimin e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?