PD publikon denoncimin: Pas mashtrimit me rritjen e pagave, mësuesit nuk marrin as orët shtesë

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar denoncimin e një mësuesi në qarkun e Elbasanit, i cili shprehet se mësuesit në Peqin nuk e marrin pagesën e orëve shtesë.

STATUSI I PLOTE
Pas mashtrimit me rritjen e pagave, mësuesit nuk marrin as orët shtesë

Diskriminimi dhe përçmimi i mësuesve nga Rama është i pandalshëm.
Pas mashtrimit për rritjen e pagës, Rama refuzon t’u paguajë atyre orët shtesë.
Denoncimi i ardhur nga Peqini nuk është i vetmi.
Mësuesit nuk marrin prej kohësh atë që u takon.
Ndërkohë në arsim kudo mbretëron kaosi, pasiguria dhe pandemia!
Dita e gjykimit po afron!

SHKARKO APP