PD publikon fotot e pallatit të dëmtuar në Lezhë: Sjellja e Sandër Lleshajt, kriminale

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa publikon fotot e pallatit në Lezhë për të cilën ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se “është prishje normale”.

“Kjo është gjendja e pallatit 12 katësh në Lezhë që Sandër Lleshaj guxonte në mënyrë të papërgjegjshme të jepte mend edhe t’i ulëriste banorëve edhe inxhinierit duke e konsideruar prishje normale.

Kriminale si e gjithë sjellja e tij në krye të Ministrisë së Brendshme. Shyqyr që nuk i hodhi gaz helmues për t’i shpërndarë!”, shprehet zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.

SHKARKO APP