PD publikon përgjimet e Alizotit: “Më mirë një vit burg e marr ato që m’u ofruan”

Partia Demokratike ka publikuar sot një pjesë tjetër të re të dosjes së përgjimeve të prokurorisë për çështjen “Babalja”.

Nga selia blu, deputeti demokrat Ervin Salianji lexoi pasazhe të përgjimeve në fjalë, ku në qendër të tyre është Fredi Alizoti.

Ai thotë se Alizoti ka thënë: “Hap gojën sa do? Apo, më mirë një vit burg dhe marr ato që m’u ofruan”.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2034550719924629/

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot po publikojmë një pjesë tjetër të dosjes së përgjimeve. Ai bën këtë bisedë të përgjuar nga prokuroria.

Alizoti: Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër

Të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi

Shoku nga Librazhdi i kishte thënë: Hap gojën sa do

Këto janë përgjigjet e aktorit të Ramës, Taulant Alizoti

Alizoti bën pohimin se muhabetet janë bërë tamam. Ai thotë më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më janë ofruar, se sa të rri kështu.

Albert Veliu i thotë Alizotit: Cfarë pune ke ti që afrohesh kur s’ke lidhje me këtë.

Këto janë prova që Prokuroria të arrestojë Ardi Veliun, për pengim të zbulimit të vërtetës, në mbrojtje të një trafikanti. Sot Prokuroria duhet t’i japë fund farsës që është ngritur deri më sot. Sot është dita kur Taulant Balla duhet të procedohet penalisht. Sot Fatmir Xhafaj duhet të hetohet për mbrojtje të vëllait të tij. Është e qartë që fundin e Ramës nuk e fshehin dot

Partia Demokratike ka akuzuar Fredi Alizotin si aktor të paguar nga Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?