PD publikon videon: Ja si vjedh Rama me shëndetin e qytetarëve. 15 milionë euro të tjera borxh për pandeminë

Selia e Partisë Demokratike
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike deklaron se shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjtë faturën e qeverisë së dështuar dhe të papërgjegjshme, që vjedh edhe në kohë pandemie. “Këtë javë qeveria mori edhe 15 milionë euro të tjera borxh për pandeminë, por paratë po shfrytëzohen për të mbushur xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të saj.

Nga njëra anë merren lekë borxh, nga ana tjetër, me lekët borxh pajisjet anticovid për mbrojtjen e mjekëve po blihen 3 herë më shtrenjtë. Ato blihen me trefishin e çmimit nga qeveria, kur në spitale ka mungesa të mëdha dhe kur qytetarëve nuk u jepet as ndihmë e shtuar ekonomike për të përballuar krizën.

Na kushton më lirë që ta largojmë këtë qeveri! Vendi nuk e përballon dot edhe një mandat të tretë me Edi Ramën. Duhet të ecim përpara! Është koha për ndryshim!”, thekson selia blu.

SHKARKO APP