PD: Rama e Lleshaj emërojnë nëndrejtor të Policisë së Shtetit, Albert Dervishajn, i cili rezulton ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dekalroi sot se Edi Rama dhe Sandër Lleshaj emërojnë nëndrejtor të Policisë së Shtetit, Albert Dervishajn i cili rezulton ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës.

DEKLARATA E ENKELEJD ALIBEAJT

Zëvendës drejtori sapo emëruar nga Edi Rama në krye të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj rezulton të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës.

Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite.

Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559.

Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti. Këto fakte ekzistojnë në regjistra të agjenturës, kartela dhe procesverbale.

Rasti i Dervishajt, është i dyti brenda pak ditësh që zbulohet si ish-sigurims dhe që militon në kupolën drejtuese të policisë së shtetit.

Disa ditë më parë, organet e vettingut në polici, mbyllën sytë, shkelën ligjin dhe manipuluan faktet, sipas të cilave zevëndësdrejtori aktual i Policisë së Shtetit Gjovalin Loka, rezultoi zyrtarisht i dokumentuar si anëtar aktiv i Sigurimit të Shtetit dhe në shkelje flagrante të ligjit u konfirmua në detyrë.

Ligji i vetingut, qartazi e parashikon se anëtarësia në radhët e Sigurimit të Shtetit është kusht i mjaftueshëm që subjekti duhet të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit.

Është tronditës fakti se si njerëz të cilët kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit katapultohen nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj në krye të Policisë së Shtetit, duke sfiduar hapur ligjin.

SHKARKO APP