PD: Rama vijon me diversionet, detyra jonë është të mbrojmë votat

Placeholder Image

Edhe njëherë tjetër Partia Demokratike i përgjegjet ftesës së kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke thënë se Rama vijon me diversionet dhe manipulimet. Selia blu në deklaratën për shtyp thekson edhe se ”Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”.

Mesazhi i plotë

Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?