PD reagon për sulmin e policisë ndaj FRD: Akt brutal. Rama, politikan i rrezikshëm për demokracinë

Partia Demokratike ka dënuar aktin e dhunshëm të policisë kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se sjellja e policisë dëshmon rrezikun që përbën Edi Rama për demokracinë.

Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë”,- thuhet në reagimin e PD.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?