PD: Referendum për Parkun Rinia dhe atë të Liqenit

“Mushkëritë e Tiranës janë në rrezik”. Kështu është shprehur sekretari i Partisë Demokratike për Mjedisin, Jamarbër Malltezi, gjatë një tryeze të posaçme të zhvilluar për mjedisin, teksa ka deklaruar se ndotja në vend ka arritur nivele alarmante.

Gjithashtu, në emër të PD-së, ai ka propozuar mbajtjen e referendumeve lokale për mbrojtjen sipas tij, të Parkut Rinia dhe atij të Liqenit, ku janë planifikuar të realizohen disa projekte.

Ndërsa një tjetër pikë ku eksponenti i PD-së është ndalur ka qenë edhe monitorimi i ajrit në kryeqytet, që sipas tij “nuk kryhet fare”.

“Ministri i ri, që firmos mijëra euro koncesione, nuk ka bërë asnjë analizë”, ka akuzuar Malltezi.

SHKARKO APP