PD: Reforma për pronat, absurde. S’mund ta vendosë shteti çmimin

Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetes Jorida Tabaku lidhur me reformën e qeverisë të kthimit dhe kompensimit të pronave, të prezantuar më herët gjatë ditës nga kryeministri Rama.

Në fjalën e saj, Tabaku e ka cilësuar si absurditet reformën për faktin se parashikon ndarjen e pronave sipas ligjit të vitit 1996, duke prekur pronarët që e kanë marrë pronën, të cilët do të detyrohen të dëmshpërblejnë qeverinë. 

“Ligji parashikon që çmimin e tokës ta vendosë shteti dhe krijimin e një zyre tjetër burokratësh. PD nuk do të lejojë që kjo nismë të kalojë në Parlament, pasi ajo e bën kryeministrin pronarin e madh të vendit, që shpërndan si të dojë e me çfarë çmimi tokat”, ka deklaruar Tabaku.

SHKARKO APP