PD refuzoi pjesëmarrjen, sot dy mbledhje të veçanta për Reformën Zgjedhore

Ndërsa Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore i kryesuar nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari ka nisur mbledhjen me dyer të mbyllura, paralelisht zhvillon një takim lidhur me këtë çështje edhe kampi opozitar.

Grupi i punës i opozitës së bashkuar është mbledhur këtë mëngjes, një ditë pasi PD sqaroi qëndrimin e saj se nuk merr pjesë në mbledhjen e komisionit që sipas saj është jo legjitim dhe nuk garanton transprancë.

Po ashtu, ky komision sipas opozitës është rrjedhë e një parlamenti që ajo nuk e njeh, që prej 9 muajsh pasi dogji mandatet.

Ndërkohë, drafti i përpiluiar nga ky grup pune pritet për t’u parë se ku do të prezantohet.

Në këtë grup pune Gazment Bardhi është drejtues në nivel politik. Pjesëmarrësit në këtë grup do të jenë: Çlirim Gjata, Arben Ristani, Endri Hasa, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj.

SHKARKO APP