“PD respekton vendimin e anëtarëve”. Procesi i primareve, Bardhi thirrje demokratëve të votojnë
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje demokratëve të marrin pjesë në primare dhe të shprehin vullnetin për kandidatët që aplikuan.
Bardhi u shpreh se ka fluks të jashtëzakonshëm demokratësh që votojnë nëprimare, duke shtuar se është proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve.
“Është një proces statutor në PD, anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.
Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm demokratësh, anëtarësh të partisë për të shprehur vullnetin e tyre. Çdo anëtar të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

