PD, Salianji: Prokurori i përkohshëm Rama ka vënë nën diktat prokurorinë
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ftuar në “360 Gradë” në Ora News thotë se reforma në drejtësi ka rënë, duke theksuar se prokuroria është vënë nën diktatin e Ramës.
Slianji: Sot ka ndodhur që gjithë reforma e ashtuquajtur reformë ka rënë. Ka drejtësi të kapur dhe shtojcë të Edi Ramës. U kërkua që të kishte drejtësi pa ndikim nga politika.
Ka ndodhur që prokurori i përkohshëm Edi Rama ka vendosur nën diktatin e vet Prokurorinë. Dhe së dyti në komisionin e posaçëm për kandidatët jo gjyqtarë dhe prokurorë janë zgjedhur persona që kanë lidhje të forta me Partinë Socialiste.
Janë zgjedhur njerëz që janë larguar nga OMN-ja. Ata kanë thënë se këta njerëz nuk janë për këtë punë dhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit thotë se drejtësinë e bëj unë.
Kur drejtësia ishte e pa kapur nga Rama, Saimir Tahiri e kërcënoi dhe kur i tha nuk keni parë gjë akoma dhe i çoi një emisar në shtëpi, atëherë Rama u detyrua ta mbronte në Parlament duke marrë kosto politike.
Sot hetimi duhet të nisë edhe për Edi Ramën sepse ka qenë kryeministër në këtë periudhë dhe sot mos qofsha i gabuar m’u duk një kërcënim nga Haxhinasto që tha se në qoftë se më godisni politikisht do t’ju godas politikisht.
KOHA JONË SONDAZH

