“PD s’fiton me një non-grata”, Berisha: Alibeaj më kërkoi të jap dorëheqjen, por i kujtova ’97

Në takimin me demokratët e Tepelenës këtë të dielë, Sali Berisha ka zbardhur detaje nga bisedimet që zhvilloi me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeajn, në përpjekjet për bashkimin e PD-së.

Ish-kryeministri tha se Alibeaj i kishte kërkuar dorëheqjen sepse PD nuk mund të fitojë me një “non-grata”, por shtoi se i kujtoi vitin 1997 kur edhe atëherë askush nuk besonte se do fitonin.

“Fryma e pajtimit ekziston edhe në bazë e në qendër, por ekziston edhe ndonjë problem i vogël. Unë takova palën që mendon ndryshe, por duhet të jemi të hapur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dialogun që pata me Alibeajn më tha po, por me ty “non-grata” nuk fiton PD dhe duhet të japësh dorëheqjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

I them shiko se edhe në 1997 nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim, por ja që fituam. Erdhi 2005 dhe demokratë ja dolën të ndryshojnë Shqipërisë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?