PD: Shkodra vatra e demokracisë, mbledh “dhjetoristët”

 

Partia Demokratike ben te ditur se Shkodra ka dhënë mbështetje për protestën e 8 dhjetorit që do të shvillohet në sheshin “Skënderbej” ne Tiranë.

Partia Demokratike nëpërmjet një njoftimi për mediat bën të ditur se “Shkodra, vatra e demokracisë dhe rezistencës historike të antikomunizmit, u bë sot mikpritësja e Grupimit Dhjetori 90, themeluesve dhe mbështetësve demokrate në përkujtim të 25 vjetorit të fitores së demokracisë. Anëtarët e grupimit u shprehën se Shkodra, qyteti i martirëve të lirisë edhe këtë dhjetor  do t’i paraprijë protestës së 8 dhjetorit për një Shqiperi pa dhunë, pa terror e mjerim, ku e kanë zhytur pasardhësit e komunizmit”.

“Studentët e Dhjetorit, të rinjtë  dhe mbështetësit demokratë, evokuan emocionet e ngjarjeve historike të protestave të rrëzimit të komunizmit dhe bënë apel për një pjesmarrje kombëtare deri në rrezimin e qeverisë  së krizës dhe eksodit të shqiptarëve. Vetëm demokratët dhe ithtarët e lirisë do t’i japin Shqipërisë ringritjen dhe shpresën për integrimit evropian”, thuhet në deklaratë. 

SHKARKO APP