PD: Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër
Partia Demokratike i është përgjigjur zyrtarisht qëndrimeve të Sali Berishës, dhe selia blu thotë se fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD, Ina Zhupa janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës.
Postimi i plotë
Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës.
Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit.
Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!