PD: Shqipëria drejt një krize energjetike të qëllimshme

Akil Kraja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, flet për një krizë të mundshme energjetike në Shqipëri, të cilën e cilëson si të qëllimtë duke iu referuar nivelit të ulët të ujit në liqenin e Fierzës.

Kraja thekson se rezerva hidrike e Fierzës ka zbritur drejt kuotës 267 metra që sipas tij do të thotë një kapacitet prodhimi prej vetëm 423 milion Kw/orë. Kraja tha se sipas rregullores, niveli në këtë periudhë duhej të ishte 289 metra, që do të siguronte rreth 1 miliard e 106 milion Kw/orë.

Kjo mungesë energjie sipas Krajës do t’u kushtojë taksapaguesve minimalisht mbi 80 milion euro. ”Për të mbushur këtë mungesë nga prodhimi vendas, ministria dhe agjencitë nën përgjegjësinë e ministres Balluku do të duhet t’i adresohen blerjeve në bursë. Por siç është bërë tanimë zakon, Shqipëria e shet lirë dhe e blen shtrenjtë energjinë e saj. Mbase, edhe për të vendosur në punë sa për spektaktlin e radhës dy Tec-et lundruese të Vlorës të cilët kushtojnë çdo ditë 94 mijë dollarë dhe që kanë përthithur pa u vënë asnjë ditë në punë mbi 46 milion dollarë”,-u shpreh Kraja.

SHKARKO APP