PD sulmon Ramën për përmbytjet. Rama :Mos bëni politikë me shiun!

 

 

Deputeti, Arben Ristani, në një dalje për mediat tha se situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, andaj i kërkoi qeverisë marrjen e menjëhershme.

“Për fat të keq, ujërat e rrëmbyer morën jetën e kryefamiljarit Luan Qarri në Radhimë, dhe Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera të afërmve të tij, gruas dhe tre fëmijëve.Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë nga shirat që vazhdojnë në gjithë vendin, ndaj një orë e më parë qeveria duhet të mobilizohet me çdo mjet, instrument dhe burime njerëzore që ka në dispozicion, për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet, mbi të gjitha”.

Ristani i kërkoi Ramës të lërë keqardhjen për ndeshjen e futbollit që ai nuk e sheh dot në parkun e Kryeministrisë dhe të heqë dorë nga shfaqja mediatike edhe në këto orë të vështira për bashkqytetarët.

“Të marrë çdo masë përpara se të jetë vonë, që të mos ndodhin fatkeqësi të tjera.I kërkojmë qeverisë të zbresë menjëherë në terren aty ku qytetarët, familjarët, fëmijë e të moshuar, burra e gra janë mbuluar nga uji dhe balta, ku rrugët janë bllokuar e ku mungojnë gjërat bazike, si ushqimi, uji i pishëm dhe energjia elektrike.Situata e rëndë kërkon përgjigje serioze dhe të shpejtë nga autorietet”.

Rama: Mos bëni politikë me shiun

Por  i  menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës, duke akuzuar opozitën se po bën politikë me shiun

‪#‎VajmedetPD‬ qe ben politike dhe me shiun e qe u qan hallin njerezve nga streha e Shqupit per qeverine e keqe qe nuk kufizon prurjet e shiut!”

SHKARKO APP