PD, Tabaku thirrje biznesit: Denonconi rritjen e taksave, brenda një viti janë 2 dhe 4 fishuar

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka sulmuar qeverinë lidhur me taksat e biznesit. Teksa flet për rritje abuzive të taksave, Tabaku shprehet se ato janë rritur 2 deri 4 fish më shumë sesa një vit më parë.

Sipas saj mbi 100 mijë biznese janë mbyllur, ndërsa 500 mijë shqiptarë janë larguar sepse nuk ka punë. Mes të tjerash Tabaku ka publikuar dy fatura të viteve para taksës së re të pronës dhe pas saj tek i njëjti biznes.

REAGIMI I TABAKUT
Bizneset sot denoncojnë rritjen abuzive të taksave e cila sivjet do t’i kushtojë xhepave të çdo biznesi 230 mijë lek më shumë se sa tre vitet e marra së bashku. Vetëm taksa e pronës është rritur 2 deri 4 fish më shumë sesa një vit më parë. Sa herë që Edi Rama flet për ulje taksash ndodh e kundërta!
Kur thotë që ka ulur taksat në fakt i ka rritur ato, kur thotë që punon për shqiptarë në fakt do të thotë se punon për bizneset e qeverisë, kur thotë që ka shpenzuar për shqiptarët në fakt ka shpenzuar për luksin e tij. Jo rastësisht mbi 100 mijë biznese janë mbyllur, 500 mijë shqiptarë largohen sepse nuk ka punë, 1 milionë të tjerë aplikojnë për në SHBA sepse nuk ka shpresë. Taksat e rritura sot kapin vlerë e 5 miliardë USD në total, i paguajnë bizneset dhe shqiptarët për qejfet dhe luksin e rilindjes.
Ne foto, dy fatura të viteve para taksës së re të pronës dhe pas saj tek i njëjti biznes. Ftoj bizneset e tjera të denoncojnë rritjen e taksave.
35760299_1791303827624241_2852362036963180544_n

Swiss Digital Desktop Reklama

35659920_1791304027624221_1643373011367100416_n

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?