PD: Të dorëhiqet Artur Bushi. Familjet e Krujës janë në krizë nga mungesa e furnizimit me ujë

Deputetja e Krujës, Merita Bakiu dhe nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj kanë folur në oborrin e Kuvendit për helmimin masiv të qytetarëve në Krujë duke thënë se kryetari i bashkisë, Artur Bushi duhet të japë dorëheqjen.

Ndër të tjera, Bakiu sqaroi se familjet janë në krizë sepse nuk po furnizohen me ujë dhe askush nuk reagon për këtë çështje.

Alibeaj tha se njerëzit janë duke vuajtur dhe e cilëson si “verbëri e shurdhmemecëri” ndaj dikush duhet ta ngrejë si problem. I pyetur përse nuk e kërkuan si interpelancë më parë për ta diskutuar, tha se parlamenti duhet të vendosë të gjitha institucionet ekzekutive nën presionin qytetar.

Mosfurnizimi me ujë i ka dërguar familjet në një krizë tjetër përveç asaj të sëmundjes. Shteti nuk ka reaguar fare. Ka reaguar pas 3 ditësh vetëm kur filluan mediat, presionet politike. Atëherë erdhi ministrja e Shëndetësisë. Në qytetin e Krujës, spitali nuk ka infrastrukturën e duhur. Është situatë që nuk ka ndodhur më parë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Kryetari i bashkisë, Artur Bushi duhet të japë dorëheqjen. Mendohet në përgjigjet që kanë ardhur jozyrtare, mendohet që është kontaminimi i ujit“, tha Merita Bakiu.

Kush e ka shkaktuar? Ne dimë vetëm pasojat. Së paku 1200 qytetarë të Krujës, vogëlushë, familjarë, të moshuar janë shtruar sot pa përmendur sot gjithë pjesën tjetër në shtëpi. Meriton një përgjigje, kush e ka shkaktuar, përse e ka shkaktuar? E patë kryeministrin dje, hoqi dorë, “kam pirë një gotë ujë para ca kohësh dhe nuk dua t’ja di” duke hequr përgjegjësinë. E ka detyrë politike, njerëzore, ligjore. E hedhim topin, bashkia, ujësjellësi, prokuroria. Njerëzit atje janë duke vuajtur. Në të gjithë këtë verbëri e shurdhmemecëri, dikush duhet ta ngrejë si problem. Duhet minimalisht ta diskutojmë. Nuk e kërkuam si interpelancë sepse detyra e parlamentit është të vendosë të gjitha institucionet ekzekutive nën presionin qytetar“,- tha Alibeaj.

SHKARKO APP