PD tërheq nga zgjedhjet kandatin e Këlcyrës

 

Partia Demokratike ka vendosur të tërheq nga gara në kulmin e fushatës kandidatin e saj për Bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhameti. Kreu i PD ka pasur një bisedë të vështirë telefonike dy ditë më parë me kandidatin e Këlcyrës dhe i ka kërkuar tërheqje nga gara. Shkak sipas Bashës është e shkuara e tij dhe rreziku se ligji për dekriminalizimin, mund ti ndërpres mandatin nëse ai fiton.

Muhameti nga ana e vet nuk e ka pranuar propozimin dhe ka thënë se do të vazhdoj garën. Ai e ka quajtur këtë luft klanesh kundër tij dhe intriga nga kandidati i pavrur që më parë ka qenë i Ballit Kombëtar Demokrat.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristanui pritet të udhëtoj në Këlcyrë për të njoftuar vendimin e Bashës ditën e hënë. Ristani do tu kërkoj mbështetësve të PD që votat e tyre ti japin për kandidatin e pavarur Bujar Fezga, aktualisht kryetar i Komunës së Dishnicës.

Sidoqftë pritet të shikohet si do të shkojnë zhvillimet pas komunikimit zyrtar të vendimit nga Ristani ditën e hënë.  Pritet që sot kandidati i pavarur, Fezga dhe drejtues të PD të komunikojnë vijimin e përbashkët e fushatës.

 

 

SHKARKO APP