PD thërret nesër qytetarët në protestë

Dy ditë pas vizitës së kryedemokratit Lulzim Basha që zhvilloi në Ballsh dhe Fier, Partia Demokratike do të organizojë pasditen e së mërkurës një tjetër protestë.

Lajmi bëhet më dije nga dega e PD-së në Fier e cila ka vendosur që protesta e nesërme të zhvillohet te rrethrrotullimi i Sheqit të Madh, ç’ka nënkupton dhe bllokim të rrugës nacionale Fier-Vlorë.

Me këtë rast, organizatorët  ftojnë të gjithë qytetarët fierakë t’i bashkohen kësaj proteste!

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë kundër papërgjegjshmërisë së qeverisë, që po e çon vendin drejt rrënimit total, duke shkatërruar të ardhmen e çdo shqiptari. Është koha të ngreme zërin, sepse kjo qeveri po hesht! Po hesht për çmimin e lartë të karburantit! Po hesht për çmimin e lartë të energjisë! Po hesht për statusin e naftëtarëve! Po hesht për varfërinë, për taksat, për papunësinë, për dëmshpërblimet e pa dhëna etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkohu me ne, protesto me datë 6 shkurt 2019, ora 04:00 e pasdites, te rrethrrotullimi i Sheqit të Madh në Fier”- thuhet në mesazhin e PD-së së Fierit qytetarëve. / H.M

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?