PD: Veliaj nuk mbajti premtin

 

Partia Demokratike, përmes deputetes Albana Vokshi, ripërsërit akuzat ndaj kandidatit të ASHE Erjon Veliaj për mosmbajtjen e premtimeve.

"Sot është dita që Erioni të përballet me faktet e jo më me fjalët.

Qytetarët janë të lodhur nga përsëritja e premtimeve të pambajtura që Erion Veliajt bëri dy vite dhe që tani po i përsërit me ambalazh të ri për Tiranën.

Në 2013 Erioni premtoi “Paga minimale do të garantohet mbi minimumin jetik të indeksuar me shtrenjtimin e shportës së ushqimeve dhe mallrave të domosdoshme.” Ky premtim s’ishte gjë tjetër veçse një tjetër mashtrim.

Pse Erioni nuk e çoi pagën minimale mbi Minimumin jetik dhe nuk indekson shportën e ushqimeve për të luftuar varfërinë?

Pse sot në Shqipëri nuk kemi të llogaritur minimumi jetik?

Është e qartë që llogaritja e minimumit jetik do të nxirrte në shesh politikat më antisociale të Erionit…

Erion Veliaj ishte Ministri përgjegjës për t’u siguruar që ky premtim të mbahej, ashtu si dhjetëra premtime të tjera që po ia kujtojmë atij dhe qytetarëve shqiptarë.

 

Pikërisht prej politikave të Erionit, qytetarët shqiptarë janë shumë më të varfër se më parë. Sot, listave të borxheve në dyqanet e ushqimeve ju shtuan edhe listat e gjata të borxheve për ilaçe nëpër farmaci. Politikat e Erionit kanë bërë që shqiptarët mos të kenë të ardhura për të gjitha vaktet e ushqimit dhe për ilaçet e kurimit", tha Vokshi.

SHKARKO APP